HomeSport

Barcelona rikthehet te fitorja, por humbet sërish Leo Messin

Pas disa rezultateve negative, Barcelona rikthehet te fitorja, teksa ka mposhtur në “Camp Nou” Villareal me rezultatin 2-1. Në minutën e 6-të, Lionel Messi që u rikthye si titullar, dhuroi një asist perfekt për Griezmann që nuk fal dhe shënon për 1-0.

Nuk vonon më shumë se 10 minuta, kur Arthur do të shënonte një supergol, për t’i çuar shifrat në 2-0. Megjithatë, Villareal do të reagonte dhe pak para përfundimit të pjesës së parë, Santi Cazorla do të shkurtonte diferencat në 2-1.

Edhe pse arritën një fitore pas disa rezultateve negative, lajmet e këqija nuk munguan sepse Lionel Messi u largua pas një problemi muskulor. Me këtë fitore Barcelona arrin në kuotën e 10 pikëve pas gjashtë ndeshjesh.


TË NGJASHME