HomeSport

Barcelona tallet me Luka Modri? Fanellën e Messit…

Luka Modric  afër për t’ia shqyer fanellën Lionel Messi, duke tentuar ta ndalë argjentinasin.

Barcelona e fitoi me rezultat 3:0. Si rezultat i ndërhyrjes së Modricit, Messi u rrëzua në tokë dhe gjyqtari akordoi gjuajtje të lirë për Barcelonën.

Fotografia e këtij incidenti është shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale dhe llogaria zyrtare e klubit katalonas u tall me mesfushorin kroat, duke sugjeruar se ai kishte dashur ta merrte me vete fanellën e argjentinasit.

“Është shumë më e lehtë ta merrni fanellën e Messit duke shkuar te dyqani ynë online”, shkruan llogaria zyrtare e Barcelonës.Image result for Luka modric vs mesi

Modrici do ta ketë mundësinë për ta marrë fanellën e Messit edhe të shtunën, pasi që dy rivalët e mëdhenj spanjollë takohen përsëri, këtë herë në kuadër të La Ligës.

Kroati e fitoi Topin e Artë këtë vit, ndërsa Messi u rendit i 5 në këtë garë.

https://www.youtube.com/watch?v=DHAbK0Jwvl0


TË NGJASHME