HomePolitikë

Bardhi: Buxheti i shtetit ka para për të përballuar krizën

Gazment Bardhi me një postim në Facebook, ka shpërndarë një video ku tregon se buxheti i shtetit ka para për të përballuar krizën e krijuar nga koronavirusi.

“Buxheti i Shtetit ka para për të përballuar krizën e krijuar nga koronavirusi, por Edi Rama i ka ndarë ato për miqtë e vet. Fondet për koncesionet ai nuk i prek, sepse edhe në këtë kohë krize te paprecendentë mendon të vjedhë shqiptarët.”

Ai thotë se qeveria do të paguaj plot 240 milionë euro shtesë për koncesionet dhe PPP-të.

Reagimi i plotë

Buxheti i Shtetit ka para për të përballuar krizën e krijuar nga koronavirusi, por Edi Rama i ka ndarë ato për miqtë e vet. Fondet për koncesionet ai nuk i prek, sepse edhe në këtë kohë krize te paprecendentë mendon të vjedhë shqiptarët.

Vjedhja dhe zhvatja është prioriteti i vetëm i Edi Ramës. Prandaj ai nuk i pezullon koncesionet që si hyjnë në punë askujt, sepe ato i hyjnë atij në xhep. Madje ka shpikur arsye për të paguar edhe me shume: plot 240 milionë euro shtesë për koncesionet dhe PPP-të. Këto vendime korruptive vrasin njerez, dhe përpijnë lekët që ju nevojiten shqiptarëve për të mbijetuar krizën nga COVID 19.


TË NGJASHME