HomePolitikë

Bardhi flet për tryezën e partive të vogla me Presidentin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk i ka dërguar një ftesë Partisë Demokratike për të qenë pjesë e tryezës midis tij dhe partive të vogla.

Bardhi thotë se vendimi i partive të vogla aleate është individual dhe se nuk është diskutuar për këtë çështje.

“Ata i kanë bërë thirrje presidentit të marrë përgjegjësitë e veta kushtetuese sepse Presidenti përfaqëson popullin. Jemi në krizë institucionale.

Nuk ka qenë një vendimmarrje e koalicionit. Ka qenë një iniciativë e tyre. Nuk është diskutuar më parë kjo çështje.

Secila nga partitë e koalicionit opozitar ka iniciativat e veta politike.

Kjo çështje nuk është shtruar në diskutim.

Në dijeninë time, Presidenti nuk ka ftuar Partinë Demokratike. Sapo të kemi një ftesë do ta shqyrtojmë dhe do ta bëjmë publik. Marrëveshje me Edi Ramën nuk ka për të patur”, tha Bardhi në “Java” në RTSH.

Bardhi ka folur për 10 pikat e opozitës së bashkuar, një pikë në të cilën është edhe pamundësia e zgjedhjeve.

I pyetur se deri ku mund të shtrihet aksioni për të pamundësuar zgjedhjet, dhe nëse do të përfshihet edhe një përplasje civile, Bardhi tha se nuk ka qenë dhe nuk është interesi i PD-së, që të nxisë përplasje mes shqiptarëve.

Interesi i partisë demokratike, nuk ka ndodhur kurrë dhe nuk është  që të nxisë përplasje mes shqiptarëve, detyra jonë është jo luftë mes shqiptarëve me shqiptarët, luftën e kemi me një qeveri ilegjitime, një qeveri që sillet si bandë, por nuk kemi asnjë përplasje me një socialist apo një person që ka një mendim ndryshe. Nuk do të ketë luftë mes demokratëve e socialistëve”, u shpreh ai.


TË NGJASHME