HomePolitikë

Bardhi i kundërpërgjigjet Kajmakut

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u përgjigjet kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, pasi paraqiti pasaportën e vulosur në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, me pretendimin se hyn dhe del lirisht në shtetin grek.

Por, Bardhi thotë se ai është në kërkim në Greqi me emrin Jorgo Toto.

Reagimi i plotë i Bardhit:

Jorgo Toto i Vorës po tenton t’i bëjë shqiptarët për budallenj. Tregon pasaportën e Agim Kajmakut, në vend që të tregojë pasaportën e Jorgo Totos, emër me të cilin është arrestuar dhe është në kërkim në Greqi.

Si Agim Kajmaku ke hyrë dhe mund të hysh prapë në Greqi!

Pyetja është, si Jorgo Toto a hyn dot?

Jorgo Toto me foton në TIMS dhe me pasaportën nr. Z 0148497 a je ti?

Që e vërteta do të dalë, për këtë nuk ka asnjë pikë dyshimi! Që ti do të shkosh në burg, edhe këtë mos e dysho! Të ka gënjyer Edi Rama, kur të ka thënë se do të të  mbrojë Arta Marku. Më beso! Nuk të ndihmon dot as ajo!


TË NGJASHME