HomePolitikë

Bardhi-Ramës: Sot vatra e vetme e infeksionit masiv është spitali

gazment-bardhi

Për mbledhjen e njerëzve në Durrës nga Lulzim Basha, ka reaguar edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Në një reagim në “Facebook”, Bardhi i drejtohet kryeministrit Rama duke theksuar se kryeministri duhet të tmerrohet nga shndërrimi i QSUT në vatër infeksioni në një kohë kur spitali duhet të ishte vendi më i sigurt.

Postimi

Edi Rama nuk tmerrohet nga shndërrimi i QSUT-së në vatër infeksioni për dhjetëra pacientë, mjekë dhe infermierë. Është fakt se sot vatra e vetme e infeksionit masiv është spitali, që duhet të ishte vendi më i sigurtë e ku masat të ishin me rigoroze. Edi Rama nuk tmerrohet nga varfëria e shqiptarëve dhe nga papunësia masive e tyre. Edi Rama e përdori coronavirusin për të shtypur, vjedhur dhe gënjyer qytetarët. Është fakt se Edi Rama është i vetmi Kryeministër në botë që vjedh me tendera sekret e koncesione për oligarkët, dhe urdhëron prishjen e Teatrit në mes të pandemisë. Ndaj Edi Rama ka të drejtë të tmerrohet nga bashkimi i shqiptarëve, që i la pa asnjë ndihmë, pa asnjë mbrojtje, dhe i vodhi e varfëroi edhe gjatë izolimit. Propaganda bajate nuk e mbulon dot revoltën e qytetarëve në çdo cep të vendit. Pushteti kriminal, që lë shqiptarët pa asnjë qindarkë ndihmë në ditën e tyre më të keqe, është drejt fundit.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME