HomeShowbiz

Baris Arduç kokë e këmbë i dashuruar, ja fatlumja

Emri shumë i njohur i telenovelave turke, Baris Arduç, është një ndër aktorët më të preferuar nga gjinia femërore.

Thujase të gjitha vajzat lënë kokën pas tij dhe jemi të bindur se do të donin të ishin në vendin e partneres së aktorit në jetën reale.

Mirëpo, ky vend është zënë prej kohësh!

Prej 6 vitesh, Baris po shijon romancën e tij me aktoren e njohur turke, Gupse Ozay.

Ozay është tepër e njohur në Turqi pasi ka luajtur në shumë filma e seriale, megjithatë asnjëri prej tyre nuk është transmetuar në Shqipëri.

Ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe burime për mediat turke kanë treguar se janë kokë e këmbë të dashuruar.

Aktorja tuke, 35-vjeçare, është 3 vite më e madhe se Baris, mirëpo duket se mosha nuk përbën aspak problem për çiftin.

Për t’ju rifreskuar memorien, Baris Arduç ka origjinë shqiptare dhe madje flet edhe shqip.

Ai lindi në Zvicër dhe kur ishte 8 vjeç u zhvendos me familjen e tij në Turqi, por kombësia e tij është gjysmë shqiptare (nga babai) dhe gjysmë turke (nga e ëma).


TË NGJASHME