Lajme Lifestyle Shëndeti

Bark i fryrë? Ja faktorët që e shkaktojnë

Një nga ndjesitë më të këqija, është të ndihesh i fryrë, edhe nëse ke ngrënë vetëm një vakt gjatë gjithë ditës. E dini se një prej faktorëve që shkakton fryrje është mëngjesi që keni konsumuar.

Por ka një listë ushqimesh që duhen shmangur hera herës, për të mos ndjerë fryrjen “e pashpjegueshme”.

Një smoothie gjigand
Ndonëse mund të jetë me përbërës tërësisht të ushqyeshëm, një smoothie do t’ju shkaktojë fryrje, për arsyen e vetme sepse gjithë ai lëng zë shumë vend në stomak.

Sandwich-et
Një mëngjes i tillë, i mbushur me djathë të yndyrshëm e të kripur dhe mish të procesuar, e bën trupin tuaj që të mbajë më shumë ujë.

Kruasantet
Janë të mbushura me karbohidrate të rafinuara, që trupi juaj i ruan si sheqer. Dhe ashtu si me kripën, ky sheqer i shtuar do të mbajë më shumë ujë në stomakun tuaj.

Petullat
Vetëm në qoftë se janë bërë me miell integral dhe shoqërohen me diçka pa shumë sheqer, do të bënit mirë t’i konsumonit petullat në mëngjes.

Një tas i madh me fruta
Mund të duket si një ide e mirë, por është fare e thjeshtë ta tejkalosh masën, sidomos me fruta me përmbajtje të lartë sheqeri si kumbullat, nektarinat, pjeshkët, kajsitë, qershitë, mollët dhe dardhat. .

Kafe me qumësht pa yndyrë
Embëlsuesit pa kalori me të cilët bëhen ato që njohen si “skinny latte”, janë një nga arsyet kryesore të fryrjes së barkut.

Related posts

Hapja e negociatave, Balla i bindur: Ja kur do e marrim rekomandimin pozitiv

Xhensila Gotanews

Qeveria akordon fondin e posaçëm për SPAK

Klaudia gotanews

Plan për një takim midis Ramës dhe kryeministrit grek

Mila
Na Kontaktoni!