HomePolitikë

Basha citon raportin e Bankës Botërore

Duke cituar raportin e Bankës Botërore sipas të cilës korrupsioni në Shqipëri është më i lartë se në vitin 2005, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha nga Shkodra se sot korrupsioni në Shqipëri përllogaritet si një ndër më të rëndët në të gjithë botën.

Basha thotë se një ekonomi e tillë nuk ofron mundësi për të rinjtë, largimi i të cilëve është një plagë e madhe.

BashaKëtë javë të parë ua dedikoj të rinjve dhe të rejave, edhe këtu në Shkodër që jeni shpresa për ndryshim. Gjendja në të gjithë vendin flet vetë. Gjendja në Shkodër flet vetë. Se ajo që po përjetojmë sot nuk ka të krahasuar edhe me periudhën më të degjeneruar të korrupsionit, të krizës, dhe stanjacionit që Shqipëria ka njohur në 30 vite.

Sot po lexoja raportin e fundit të BB-së, i cili e thotë qartë, korrupsioni në Shqipërinë në vitin 2019 është dyfishuar dhe është më i lartë se në vitin 2005, kur qeverisja e atëhershme që u largua me votë konsiderohej më e korruptuara e Evropës. Sot korrupsioni në Shqipëri përllogaritet si një ndër më të rëndët në të gjithë botës. Rinia e paguan këtë haraç në sistemin arsimor të braktisur dhe mbi të gjitha në një ekonomi që nuk prodhon vende pune, as mirëqenie, ka pagat më të ulëta në rajon, dhe imponon kostot më të larta të jetesës.

Kjo ekonomi nuk ofron mundësi për punësim, për biznes, klima mbytëse për biznesin e vogël në veçanti dhe për biznesin e madh, për investimet e huaja ka vetëm një përgjegjës që kanë dështuar në çdo aspekt.

Kudo anembanë Shqipërisë, largimi i rinisë është plaga më e madhe dhe në Shkodër akoma më shumë. Kam qenë në lagje të qytetit të Shkodrës e deri në zona më të thella, kam dëgjuar dhe parë që janë mbyllur klasat nga e para deri tek e treta në disa fshatra. Para një javë në Vukatan në një natë janë larguar 30 persona brenda nate.  Vetëm nga emigracioni Shqipëria humbet 560 mln euro në vit.

Duhet të bashkohemi sepse këto halle, këto probleme kanë vetëm një autor, ndaj ne duhet të formulojë këto zgjidhje dhe t’i bëjmë bashkë realitet. Të kthejmë garën në institucione, në ekonomi, në shkencë, tu japim mundësi të gjithëve. Shkodrës nuk i mungon asgjë, ky qytet i bekuar me bukuritë natyrore, e bekuar me rininë që ka. Duhet vetëm të kemi një qeveri që ka vizionin, vullnetin të krijojë kushtet, klimën e duhur për bizneset, për të thithur investimet e huaja, hapjen e vendeve të reja të punës, kthimin e garës, të kthejë mirëqeni dhe punë me paga dinjitoze këtu në vendin tonë. Duhet që këtë betejë ta çojmë deri në fund dhe tek kthimi i mundësive për këdo që do të ndërtojë të ardhmen në vendin e vet.


TË NGJASHME