HomePolitikë

Basha: Do hapim stazhe punësimi për 10 mijë studentë në vit

Gjatë takimit me të rinjtë në qytetin e Shkodrës, fokusi i diskutimit ishte ligji i arsimit të lartë, për të cilin Basha theksoi se do ta anulonte. Por ky nuk ka qenë i vetmi premtim që kreu i PD, Lulzim Basha ka bërë.

“Për 10 mijë studentë në vit do të ofrohen stazhe punësimi një vjeçare me pagë 300 mijë lek të vjetra në muaj që do të bëjë të mundur që një student të mos dalë dhe të lihet mes katër rrugëve por të fillojë të integrohet në tregun e punës. Natyrisht e gjitha kjo funksionon vetëm si një pjesë e një plani të përgjithshëm”, u shpreh Basha.

Sipas tij, Rama është një kopjac i keq:”Është pa zgjidhje, pa ide, pa vizion, i vetmi vizion politik që ka për këtë vend është vjedhja. Por herë pas here e kap paniku. Na dëgjon ne dhe mundohet të kopjojë. Kjo nuk funksionon në gjendjen ku është sot Shqipëria”, tha Basha.


TË NGJASHME