HomePolitikë

Basha e përjashtoi përjetë, reagon Flamur Noka: Nuk e njoh!

Vendimi që u bë i ditur mëngjesin e sotëm, ku Kryesia e PD-së ka përjashtuar 8 anëtarët e Komisioni të Rithemelimit, ka ngjallur reagime të shumta publike.

I fundit që ka folur për situatën është deputeti, tashmë i përjashtuar, Flamur Noka, i cili është shprehur se nuk e njeh vendimin e marrë nga Lulzim Basha.

Në një prononcim për Abcnews, Noka tha:
“Shoqata e bravave te bunkerit Alkatrazit paska njoftuar avancim me fushaten e perjashtimeve… Por shoqata nuk perfaqeson demokratet e as Partine Demokratike . Demokratet me dt 11 Dhjetor 2021 kane miratuar ne Kuvendin Kombetar ngritjen e Komisionit te Perkoheshem te Rithemelimit te PD qe i perfaqeson ata ne cdo vendimarrje .Shoqata mund te nxjerre njoftime ne media per kedo qe ka nevoje per rregullime e nderrime bravash, drynash, dyersh apo blindime dyersh,bunkeresh por jo ne emer te PD.”

LEXO EDHE: Mbledhje deri në 3 të mëngjesit, Basha përjashton përgjithmonë Berishën dhe 7 anëtarë të tjerë nga PD


TË NGJASHME