HomeSociale

Basha: E shtuna vendimtare…


Sërish opozitarët në sheshin para Kryeministrisë në protestën e katërt kombëtare për largimin e Edi Ramës në orën 18:30 të së shtunës.

“Beteja që kemi nisur nuk është betejë për pushtet, por për vlerat europiane. Nuk shkohet në Europë pa zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vetëm zgjedhjet e lira e të ndershme garanton parlament legjitim”, u shpreh Basha.

Basha ftoi edhe socialistët të dalin ne shesh ndërsa lajmëroi se protestës do i bashkohen 300 studentët europianë, të organizatës studentore të Partisë Popullore Europiane.

“Kjo është një betejë kombëtare, por është edhe një betejë evropiane”, tha Basha.

Opozitarët kanë lajmëruar se protesta e së shtunës do të jetë vendimtare. Grupi organizator po merret me detajet e fundit, ndërsa burime bëjnë me dije se protesta do të zgjasë per me shume se 3 orë.


TË NGJASHME