Aktualitet Lajme Politikë

Basha: Shpresë e kemi tek rinia/ Përshëndet shpëtimin e Alvinit

basha

Kryedemokrati, Lulzim Basha nga qyteti i Vlorës në takim me qytetarët theksoi se shpresën kryesore e ka tek rinia. Ai tha se kjo pjesë e shoqërisë është më e pastër dhe më pak e kompromentuar. Basha pohoi se rinia është detyruar të largohet jashtë pasi nuk i gjejnë dot mundësitë në vendin e tyre.

“Shumica dërrmuese kemi shpresë dhe besim të madh të rinia, këtë e them për tri arsye. Së pari, rinia është shtresa më e pastër dhe më e pakopromentuar në vend. Së dyti, është shtresa më e përgatitur dhe më proevropiane. Rinia mund dhe duhet të marrë në dorë  fatet e shqipërisë Europiane.  Shqiptarët janë rracë e zgjuar dhe e talentuar dhe janë të prirur drejt suksesit. Rinia është konkurrencë e papërballueshme, por për fat të keq në Shqipëri nuk i gjejnë këto mundësi. Rinia ka një braktisje totale nga qeveria. Rinia është dështimi më i madh i kësaj qeverie dhe këtij kryeministri. Rinia është grupi më i madh që i drejtohet emigracionit. 38 mijë të rinj që janë larguar nga vendi. Kjo qeveria iu lë vetëm, një rrugë, iu vret shpresën, iu heq lirinë dhe iu lë rrugën e emigracionit”-tha Basha.

Në një bashkëbisedim me të rinjtë në turin “Rrugëtimi për Shqipërinë” iu përgjigj pyetjeve të tyre se çfarë cilësish duhet të demonstrojë një politikan që të jetë kryeministër i mirë, e që i shërben qytetarëve. Lideri demokrat pohoi para të rinjve vlonjatë se ai është një politikan që nuk ka bashkëpunuar kurrë më krimin për të fituar pushtetin.

“Çfarë kam unë ndryshe? Është e vështirë të flasësh për veten, por e kam për detyrë ta shpjegoj, përderisa e kërkoj këtë përgjegjësi. E kam për detyrë t’ju them se ndryshe nga ky që qeveris sot, unë nuk kam lidhje me asnjë kriminel dhe nuk jam mbështetur kurrë tek kriminelët për pushtetin tim apo të partisë sime. Përkundrazi! Ne kemi bërë një betejë 6 vjeçare kundër krimit dhe kemi fituar disa segmente të kësaj beteje, si ç është për shembull ligji për dekriminalizimin, që ka nxjerrë shumë pushtetarë nga parlamenti, nga bashkitë. I fundit ishte ky i Vorës.Unë nuk kam asnjë lidhje me oligarkinë.  Përkundrazi! Unë dhe partia ime kemi një plan për ta çarmatosur oligarkinë nga instrumentet me të cilat kap shtetin dhe pushtetin dhe, pastaj, vjedh dhe grabit pasuritë e shqiptarëve, siç kemi edhe është një plan për t’u marrë  çdo qindarkë që i kanë marrë nga taksat tuaja dhe për t’jua rikthyer ju”-tha Basha.

Kreu i PD-së u ndal edhe tek vogëlushi shqiptar Alvin Berisha, i cili u nxor nga kampi i tmerrit në Siri. Lideri demokrat përshëndeti operacionin e shpëtimit të 11-vjeçarit.

“Dua të shpreh kënaqësinë time personale edhe si prind për lajmin e mirë që morëm për Alvinin. Është një dramë që na ka mbajtur mbërthyer. Është drama e një djaloshi, të shkëputur nga gjiri i familjes. Dua të falenderoj nga zemra të gjithë ata që bënë të mundur, që ai të jetë i sigurtë, veçanërisht autoritetet italiane, Kryqin e Kuq italian. Kjo tragjedi nuk ka mbaruar. Kemi dhjetëra fëmijë të tjerë në këto kampe. Misioni vazhdon. U bëj thirrje të gjithëve, veçanërisht partnerëve që na kanë ndihmuar deri tani, veçanërisht partnerëve italianë dhe partnerëve të tjerë, të bëjnë gjithçka për këta fëmijë, duke i nxjerrë nga ato kampe të tmerrshme. Por le ta mbyllim me diçka të mirë dhe t’i themi Alvinit, rrugë të mbarë e mirë se të kthesh në gjirin e familjes”-tha Basha.

Related posts

Tubimi kombëtar i opozitës, familja Basha zbret në shesh

Mila

Jep dorëheqjen Chris Collins

Mila

Parashikimi i horoskopit, 20 tetor 2019

Mila
Na Kontaktoni!