HomePolitikë

Basha flet për situatën aktuale në vend: Kërcënim për mirëqenien tonë

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu demokrat Lulzim Basha ka folur lidhur me situatën aktuale në të cilën po kalon vendi prej pandemisë së koronavirusit.

Ai tha se kriza ekonomike që po pllakos është kërcënimi numër një për mirëqenien tonë familjare, për ekonominë tonë dhe për sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

“Ndërkohë që janë hedhur dhe vërsulur përsëri me aferat e vjetra korruptive që nga koncesionet e reja që dhanë para dy javësh tek zaptimi i truallit të TK duke ia dhënë Bashkisë së Tiranës që është lavatriçe e parave të pista të drogës. Shumica dërrmuese e ndërtimeve në Tiranë financohen drejtpërdrejt nga paratë e drogës.

Me hir apo me pahir zhvilluesit janë sot të detyruar të pranojnë pastrimin e parave të pista të drogës përmes lavatriçes së pastrimit të parave që është bashkia e Tiranës. Por kryebetonieri bashkë e Edi Ramën po bëjnë ekzaktësisht të kundërtën e asaj që i premtuan qytetarëve të Tiranës, po zaptojnë çdo shesh të lirë, po kërcënojnë çdokënd që nuk i bindet vullnetit të tyre për të  betonuar çdo hapësirë që ka mbetur në Tiranë. Kjo nuk është zgjidhje dhe jo vetëm që nuk e shpëton ekonominë por do e përshpejtojë krizën e sektorit të ndërtimit dhe të shitjeve të pasurive të patundshme. Nuk e meriton emrin qeveri është një regjim, i cili në grahmat e fundit e ka të skalitur në ballë dhe në valixhet që po bëjnë gati t’i marrin në largim e sipër atë që në mënyrë të pandërgjegjshme e projektojnë tek një grup shumica ortakësh të tyre, kap ça të kapësh. Kjo është qeveria kap ça të kapësh para se të ikë. Dëmi që po i shkaktojnë ekonomisë kombëtare dhe familjeve shqiptare është i pallogaritshëm dhe i parikuperushëm brenda një kohe të shkurtër nëse nuk ndalin aventurierizmin, hajdutërinë”, deklaroi Basha.

Lidhur me situatën ekonomike në vend si pasojë e mbylljes së bizneseve prej pandemisë, Basha tha se vetëm në 8 javë janë 120 mijë shqiptarë që rezultojnë të shpunësuar.

“Kemi 120 mijë të shpunësuar në 8 javë. Kjo nuk është një shifër, ky është një tmerr. Ju lus të jeni më të pranishëm tek ata që i vuajnë këto pasojë tek gratë e fasonerive, tek biznesi i vogël. Një qeveri që i shërben pakicës dhe është bërë barrë për shqiptarët nuk mund të jetë kurrë zgjidhje, Kriza e konfirmoi këtë.

Çfarë do ndodhë me këta që përfitnuar atë rrogën pas 31 majit, faturat do i paguajnë. Çfarë plani ka kjo qeveri pas 31 majit për bizneset e vogla, për fermerët që po i mbyt patatja e Egjiptit? Kush i ndan përfitimet me prodhuesit e Egjiptit, apo mishi i derrit që vjen nga jashtë. Probleme ka që nga luleshtrydhet te agropërpunimi sepse favorizohet një grusht importuesish, nuk e cajnë kokën për një nga aspektet më të rëndësishme. Si mund të sjellësh mish të freskët nga Brazili? Të bënin për biznesin e vogël vetëm atë që bëri Kosova, se po ju ikën mendja e kokës dhe në fakt kanë të drejtë. Është hera e tretë qe po them por 41 milionë janë dhënë për gjithë shqiptarët, aq sa i japin oligarkëve vetëm tek Unaza e Re për 2 km rrugë”,-tha ai.

Basha iu rikthye argumentit të tenderave sekret të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, ku shtoin se në zyrën e prokurorimeve në katin e katërt të Ministrisë së Shëndetësisë ka rënë zjarr, duke i bërë thirrje SPAK-ut të hetojë për ngjarjen.

“Ka rënë zjarr në zyrën e prokurimeve në katin e katërt në Ministrinë e Shëndetësisë. Ka shkuar SPAK-u për hetim dhe ka rënë zjarr. Ky është një test për SPAK-un, të ngrihet mbi presionin e Agaçit, Ballës. Nuk i publikoi të dhënat e tenderave sekrete se nuk po i manipulonte dot dhe i ka vënë flakën. Ky është një test për jetë a vdekje i SPAK, nëse SPAK dështon me këtë atëherë ka lindur i vdekur”, tha Basha.

Sai takon protestave të qytetarëve kundër masave të qeverisë ndaj mospërhapjes së Covid-19, Basha tha se protesta është liri e patjetërsueshme dhe se asnjë gjendje e fatkeqësisë natyrore nuk mund të kufizojë të drejtën për të protestuar, sigurisht duke respektuar udhëzimet për shëndetin.

“Dua ta dënoj me ashpërsinë maksimale këtë sjellje prej regjimi. Është një shkelje elementare e të drejtave të njeriut. Ky lloj trajtimi që i bëhet në mënyrë antikushtetuesve njerëzve që po protestojnë për të drejtat kushtetuese nuk ka vend, nuk ka gjasë të ndodhë në një vend që pretendon të hapë negociatat me BE. Është ngjarje tipike për një regjim që ekonominë dhe shtetin e ka vendosur në funksion të një grushti njerëzisht. Protesta është liri e patjetërsueshme. Asnjë gjendje e fatkeqësisë natyrore nuk mund të kufizojë të drejtën për të protestuar. Natyrisht qytetarët marrin masa për të respektuar distancën dhe të mos shkelen udhëzimet që kanë të bëjnë me shëndetin. Nëse kushtet zbatohen asnjë shtet nuk ka të drejtë të kufizojë të drejtat dhe liritë e njeriut ku e drejta për të protestuar është e drejta më elementare. E dënoj me ashpërsinë maksimale. Pas konferencës do ta ndjekim hap pas hapi”, deklaroi Basha.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME