HomeSociale

Basha i përgjigjet Ramës: Qeveria të shtojë fondet e emergjencës

Pas deklaratave të kryeministrit Rama ndaj opozitës ka ardhur një reagim nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha tha se Kryeministri sulmon opozitën sepse nuk ka plan për marrjen e masave.

Nga ana tjetër ai rithekson edhe njëherë kërkesën e opozitës ndaj qeverisë për anulimin e koncesioneve dhe të shtojë pa vonesë fondet e emergjencës në ndihmë të shëndetit dhe njerëzve dhe bizneseve në nevojë.

DEKLARATA E BASHËS

Për tju ardhur në ndihmë njerëzve, kemi kërkuar që qeveria të subvencionojë qiratë dhe pagesat e qytetarëve dhe bizneseve në nevojë, ashtu si kanë bërë shumë vende duke nisur me Kosovën. Boll me fyerje dhe sulme ordinere: ato nuk i mbushin xhepat dhe tryezat bosh të shqiptarëve.

?Fyerjet dhe sharjet ndaj opozitës tregojnë se kryeministri nervoz nuk ka as ide dhe as plan masash për emergjencën. Çfarë thotë në drekë, e ndryshon në darkë! Ai sot po tregon se nuk ka hallin e shqiptarëve por ka vetëm merakun e oligarkëve.

?Qeveria të anulojë MENJËHERË koncesionet, të rialokojë buxhetin dhe të shtojë pa vonesë fondet e emergjencës në ndihmë të shëndetit dhe njerëzve dhe bizneseve në nevojë. Koha nuk pret!

Basha Tw

K.S/GotaNews


TË NGJASHME