HomePolitikë

Basha: Ja çfarë u kërkova ambasadorëve

Kreu i PD Lulzim Basha, pas përfundimit të takimi me ambasadorët e BE tha se është diskutuar për një plan ekonomik me BE për mbështetjen e qytetarëve dhe bizneseve.

Basha deklaroi se u kërkoi ambasadorëve mbështetjen që të plotësojnë kushtet e integrimit, që të hapë negociatat, dhe të ketë mbështetje politike dhe ekonomike.

“Shqipëria po bën hapa mbrapa, Kriza po thellohet prej veprimeve të javëve të fundit. Po e largojnë Shqipërinë nga Europa. Opozita mbetet e përkushtuar për ecjen e integrimit europian dhe për pltoësimin e kushteve. Kam kërkuar ndihmën e vendeve anëtare që Shqipëria të plotësojë kushtet e integrimit, që të hapë negociatat, dhe të ketë mbështetje politike dhe ekonomike. E ka dhe më shumë të nevojshme. Çështja e dytë ka qenë ekonomike. Pasi Rama kërkon që ehe në kohë pandemia t’i çojë lekët diku tjetër. 7 në 10 familje shqiptarë janë në humnerë ekonomike. Nuk ka asnjë mbështetje simbolike. Në tërësi është një situatë shumë e vështirë, si tek baza ushqimore por dhe tek biznesi që po falimenton. Bizneset prodhuese janë në vështirësi. Nga ana tjetër me ardhjen e sezonit veror sërish bizneset janë në vështirësi. Këto ishin dy shqetësimet e mia. Ne do të bëjmë gjithçka që të ecë integrimi dhe nga ana tjetër. Të kemi një plan me BE për të mbështetur familjet shqiptare për shkak të krizës së rëndë ekonomike, punësimit që po kthehet edhe në plagë.”- tha Basha.

Lidhur me Reformën Zgjedhore, Basha theksoi se opozita do të punojë për t’u siguruar shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 “Ne do bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të garantuar një proces, ku shqiptarët të mund të shprehin vullnetin e tyre të votës. Zgjedhjet e lira e të ndershme janë beteja jonë. Ne nuk mund të jemi pjesë e një procesi fasadë. Nuk varet nga ne rikthimi në tryezën e Reformës Zgjedhore. Veprat e javës së kaluar treguan se kjo qeveri nuk ka asnjë vullnet për zgjedhje të lira e të ndershme. Ajo është përgjegjëse për pengimin e reformës. Ne do bëjmë gjithcka për t’iu dhënë shqiptarëve kushte më të mira për zgjedhje”, deklaroi Basha.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME