HomePolitikë

Basha: Ja kush po i jep goditjen fatale ekonomisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një postimi në “Facebook” tha se rritja e borxhit publik në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto po i jep një goditje fatale ekonomisë.

Ndërsa bën fjatore qeverinë aktuale për situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet vendi, Basha shtoi se shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që jua lehtëson barrën e taksave dhe që rrit punësimin dhe investimet.

“RAMAVIRUSI po e gërryen nga brenda ekonominë tonë. Me rritjen stratosferike të Borxhit Publik në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Rama po i jep ekonomisë një goditje fatale. Ky borxh që rëndon mbi qytetarët po përdoret jo për t’i ndihmuar ata në këto ditë të vështira, por për të mbushur xhepat e Ramës dhe oligarkëve në shërbim të tij. Për shkak të RAMAVIRUSIT, sot gjysma e shqiptarëve janë pa punë dhe mbijeton në kufirin e varfërisë.

Por shqiptarët kanë mundësi të jetojnë më mirë dhe të kenë më shumë. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që jua lehtëson barrën e taksave dhe që rrit punësimin dhe investimet. Shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme dhe serioze e cila nuk do ti lërë më në mëshirën e fatit, por do t’ju bëhet krah në ditët e tyre më të vështira. Ne për këtë po punojmë sepse ditë më të mira do të vijnë për të gjithë ne”, shton ai.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME