HomePolitikë

Basha justifikon dhunën: Protestuesit qëlluan me gurë pasi hodhën gaz ndaj grave

Lideri i opozitës Lulzim Basha pasi protestuesit sulmuan policinë me mjete të forta, gurë dhe shkopinj, dhe çanë kordonin e sigurisë para Parlamentit në një prononcim për mediat tha se dhuna e protestuesve ndaj policisë është e justifikuar pasi ndaj tyre u hodh gaz lotsjellës.

“Pa larguar Edi Ramën Shqipëria nuk do të gjejë paqe. Protestuesit qëlluan me gurë pasi hodhën gaz ndaj grave dhe vajzave. Shqipëria e destabilizuar nga krimi ne do t’i japim fund, do jemi me qytetarët kudo, Edi Rama duhet të largohet një orë e më parë. Nuk mund të ketë stabilitet pa drejtësi. kush thotë të kundërtën rreshtohet para krimit të organizuar”, tha Basha.


TË NGJASHME