HomePolitikë

Basha: Kapja e Gjykatës Kushtetuese tregon qartë se kush e do reformën

Për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka një rrugëdalje për situatën me të cilën ndodhet vendi; zgjedhjet e parakoshme.

Gjatë një konference për shtyp, kreu demokrat tha se duhet ndjekur rruga e Maqedonisë së Veriut.

“Ka një rrugëdalje nga ky batak Surreli, kthimi në ligjshmëri duke nisur me rikthimin e zgjedhjeve të pandikuara nga krimi. Zgjidhja është rruga që po merr fqinji ynë Maqedonia e Veriut drejt zgjedhjeve të parakohshme. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme i hapin rrugë reformës së vërtetë në drejtësi”, theksoi ai.

Basha tha se rasti i “përpjekjes së Edi Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetuese, tregon qartë se kush nuk e do reformën në drejtësi”, duke shtuar se kryeministri e kishte jetike kapjen e kësaj gjykate, e cila do të vendosë për disa çështje jetike.

Kreu demokrat tha gjithashtu se SPAK dhe BKH janë jetike dhe duhet të vihen sa në shpejt në funksion.


TË NGJASHME