HomePolitikë

Basha: Kurbini në emergjencë, të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vizituar banorët në Mamurras, ndërsa tha se qindra banesa të dëmtuara nga tërmeti janë të pabanueshme.

Në facebook, Basha shkruan se dëmtime ka pësuar edhe spitali i Laçit e gjimnazi, ndërsa shton se njerëzit janë në gjendje shoku.

79385169_2783492961701867_5061843980262572032_o

Kreu i PD-së ka bërë thirrje që të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në Kurbin, ndërsa thekson se nuk duhet humbur kohë, as pritur më e keqja.

Postimi i plotë:

Ne Laç dhe Mamurras qindra banesa të dëmtuara rëndë nga tërmeti janë të pabanueshme. Mijëra banorë janë në gjendje emergjence të plotë, qindra në çadra, ndërkohë që shiu ka nisur papushim. Dëmtime ka pësuar edhe spitali i Laçit dhe gjimnazi. Njerëzit janë në gjendje shoku, lodhje dhe urie e pagjumësie.

Nga Laçi bëj thirrje për përfshirjen e Kurbinit në gjendjen e fatkeqësisë natyrore, ndihma të menjëhershme, të mjaftueshme dhe pa dallim për të gjithë familjet në nevojë, vlerësim të rrezikut për banesat e goditura dhe evakuim në mjedise të sigurta dhe të përshtatshme të të dëmtuarve. Nuk duhet humbur kohë, as pritur më e keqja, para se të veprohet. Kurbini është në emergjencë!

78994390_2783492151701948_5603791882908860416_o
78636545_2783492841701879_5973074051487236096_o
78288648_2783492975035199_6446194059538071552_o
78068869_2783492385035258_2754621895704838144_o
77352023_2783492038368626_5611891117487292416_o
77192887_2783492661701897_2447725497195429888_o
77157839_2783492158368614_1784944462112227328_o
77000394_2783493111701852_3036012300214468608_o
76907110_2783492671701896_83608427544182784_o
76906695_2783492365035260_6901097891515858944_o
74627067_2783493125035184_1600195447442374656_o
73248445_2783492021701961_4586972583332675584_o

TË NGJASHME