HomeSociale

Basha letër OBSH-së: Ndihmojeni Shqipërinë për …

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i është drejtuar sot drejtorit të Zyrës së OBSH-së në Tiranë, Dr. Raul Gonzalez me anë të një letre ku kërkoi ndihmë për Shqipërinë.

Basha kërkon nga OBSH-ja mbështetje për ndihmuar autoritetet shqiptare me pajisje për testimin më të madh të qytetarëve në kushtet e rrezikut të përhapjes së koronavirusit.

“Duke qenë të ndërgjegjshëm për mundësitë e pakta që kanë autoritetet tona për ta përballuar të vetëm këtë situatë, si dhe duke shfrytëzuar këtë mundësi komunikimi, dëshiroj t’Ju kërkoj që të ndihmoni autoritetet shqiptare dhe Shqipërinë me sa mundeni, për marrjen e sa më shumë pajisjeve testuese, të kiteve testuese dhe të tjerave materiale testuese. Vetëm duke shtuar numrin e testimeve dhe duke verifikuar në kohë çdo person të dyshuar si të prekur nga virusi, ne arrijmë të izolojmë personin në kohë dhe të frenojmë përhapjen e virusit në numër më të lartë qytetarësh.”- shkruan zoti Basha në letrën për OBSH.

Në letrën drejtuar Zyrës së OBSH-së në Tiranë, Basha ngre edhe shqetësimin e ekspozimit të stafeve mjekësorë ndaj infektimit

“Do të ishim shumë mirënjohës, nëse do të ndihmonit në sigurimin e një sasie të konsiderueshme vjeshjesh dhe pajisjeve mbrojtëse të tjera të domosdoshme për të mbrojtur stafet tona mjekësore.”-shkruan lideri i opozitës Basha.

Me anë të një postimi në “Facebook” Basha shprehet se mjekët dhe infermierët janë mburoja jonë, janë garancia për ta kaluar me sa më pak dhimbje këtë situatë tejet kritike.

Basha tha se paisja e personelit shëndetësor me të gjjthë mjetet e duhura mbrojtëse si dhe masat urgjente për të ngritur ambjente të veçanta në spitalet rajonale për të pritur dhe trajtuar personat që mund të jenë prekur nga COVID 19 janë mënyra e vetme për të mbrojtur stafin mjekësor dhe pacientët që kanë nevojë për trajtim.

Postimi i plotë

Dje i kërkova përfaqësuesit rezident të Organizatës Botërore të Shëndetësisë ndihmë për pajisje mbrojtëse për mjekët dhe stafin shëndetësor dhe kite e pajisje testuese për qytetarët.

Ka një shqetësim në rritje për ekspozimin e mjekëve dhe stafit shëndetësor ndaj COVID 19. Rastet e konfirmuara të mjekëve të prekur nga Covid dhe të vetëkarantinuar janë shtuar.

Mjekët dhe infermierët janë mburoja jonë, janë garancia për ta kaluar me sa më pak dhimbje këtë situatë tejet kritike.

Paisja e personelit shëndetësor me të gjjthë mjetet e duhura mbrojtëse si dhe masat urgjente për të ngritur ambjente të veçanta në spitalet rajonale për të pritur dhe trajtuar personat që mund të jenë prekur nga COVID 19 janë mënyra e vetme për të mbrojtur stafin mjekësor dhe pacientët që kanë nevojë për trajtim.

Ndërkohë është urgjente garantimi i kiteve dhe pajisjeve testuese. Sa më shpejt të identifikohen bartësit e këtij virusi aq më e lehtë bëhet kufizimi i përhapjes dhe trajtimi i të prekurve. Nuk duhet pritur kurrsesi që situata të përkeqësohet, duhen marrë masa energjike para se të jetë tepër vonë.


TË NGJASHME