HomePolitikë

Basha mbërrin në Presidencë, takohet me Metën

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbërritur në orën 09:00 për të zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me presidentin Meta. Basha dhe Meta do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, pas ftesës së kreut të shtetit. Të njëjtën ftesë Meta ia bëri edhe kryeministrit Rama, por ky i fundit e refuzoi.

Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial,ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh,kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim: Kemi zgjedhje, jam i zënë!”, shkroi ditën e djeshme Rama në twitter.


TË NGJASHME