Aktualitet Lajme Lajmi i Fundit Politikë

Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve

Basha

Situata politike në vend, ka qenë fokusi i takimit të kryedemokrati Lulzim Basha me kryetarët e partisë në rrethe. Burime për “Panorama”, bëjnë me dije Basha ka nisur përgatitjet për zgjedhje të parakohshme dhe vijimin e aksionit politik.

Vendi është në një krize të thelle shumeplaneshe dhe detyra e PD dhe opozitës është te angazhohet seriozisht për te qenë pranë njerëzve dhe për t’i hapur rruge perspektivës europine të Shqipërisë. Opozita ka dhëne propozimet e veta për zgjidhjen e krizës ne vend, qe kalon përmes zgjedhjeve te njëkohshme parlamentare dhe lokale te parakohshme, me qeveri tranzitore qe garantin standardet për zgjedhjet e lira dhe te ndershme”, ka thënë kreu i PD-së.

Një tjetër strategji e PD-së është edhe ngritja e një shtabi qendror elektoral dhe politik, që më pas do të shtrihet në të gjithë vendin.

Pranë Partisë Demokratike do te ngrihet shtabi qendror elektoral dhe politik, shtabe qe do te shtrihen ne mënyrë piramidale ne te gjithë vendin.

Puna do te përqendrohet ne planin e ofrimit te zgjidhjes për qytetaret, denoncimeve për aferat korruptive dhe kriminale te Qeverise, bashkimi i faktorëve dhe aktoreve me potencial njerëzor dhe elektorale pranë PD, si dhe hapja e partisë për njerëz me integritet profesional e moral”, ka thënë Basha.

Kryetari i PD i ka paraqitur Kryetareve të Degëve edhe një kalendar të qartë dhe konkret pune, me përgjegjësitë dhe afatet e qarta.

Sa i përket aksionit politik, u vendos që format se si do të vijojë dhe afatet, të përcaktohen në një moment të dytë.

Related posts

Liam Hemsworth kthehet me një projekt të ri, ja për çfarë bëhet fjalë

Gri

Zgjedhjet e 30 Qershorit/ Instituti i Studimeve Politike nxjerr tabelën me skandalin e radhës

Mila

Ambasada amerikane tjetër paralajmërim për shqiptarët

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!