HomePolitikë

Basha mbledh nesër në seli inxhinier, arkitektë e ekspertë të ndërtimit

Kreu i PD-së, Lulzim Basha do të mbledhë nesër në selinë blu ekspertë të emergjencave civile, inxhinierë, arkitektë dhe ekspertë të fushave të sizmologjisë dhe ndërtimit.

Takimi pritet të zhvillohet rreth orës 18:00, ndërsa në fokus do të jetë marrja e ekspertizës më të mirë nga ekspertët, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti.

Që prej 26 nëntorit, ditën kur vendi u trondit nga një termet i fuqishëm, Basha ka parë nga afër situatën e banorëve të prekur nga kjo tragjedi, ndërsa në mbledhjen e nesërme,  do të diskutohet se si është menaxhuar situata nga autoritetet, çfarë mungon dhe duhet të bëhet urgjent, si dhe vlerësimi i mënyrave më të mira për të kapërcyer situatën dhe për të ndihmuar normalizimin e gjendjes.


TË NGJASHME