HomePolitikë

Basha mbledhje me strukturat në rang kombëtar, ja arsyja

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të zhvillojë sot një takim në distancë me strukturat e Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë.

Mësohet se mbledhja ka në fokus diskutimin e gjendjes së vendit nga pandemia.

Në mbledhjet e thirrura nga kreu i opozitës përfshihen kryesia, ish deputetët dhe kolegji i kryetarëve.

Për rreth 5 orë, Basha do të komunikojë me drejtuesit dhe përfaqësuesit e PD në të gjithë vendin duke i ndarë qarqet në 4 grupe kryesore.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME