HomeSociale

Basha mesazh qytetarëve para protestës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është drejtuar qytetarëve me një fjalë të gjatë përpara protestës së radhës kombëtare që pritet të zhvillohet pasditen e së shtunës.

Basha e konsideroi kryeministrin Edi Rama si “kriminel llogaritës dhe manipulator gjakftohtë”.

“Vazhdimi dihet nga të gjithë. Aktiviteti kriminal i drogës evoluon nga ai drogave të lehta në ato të rënda, kokainë dhe heroinë. Evoluon nga niveli lokal në atë rajonal dhe pastaj ndërkombëtar.

Pastaj kriminelët me paratë e drogës kapin policinë, drejtësinë dhe politikën. Pikërisht kjo që ka ndodhur në Shqipëri me shpejtësi brenda pak vitesh. Të gjitha këto, unë dhe PD i kemi denoncuar dhe luftuar përditë. Shumë njerëz na kanë marrë për Donkishotë, por sot Donkishotët janë ata që Edi Rama ju dukej artist dhe perëndimor dhe jo ai që është: një kriminel llogaritës dhe manipulator gjakftohtë që ka instaluar në Shqipëri një regjim kriminal”, theksoi Basha.

Në fund të fjalës, Basha u bëri thirrje qytetarëve: “Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria juaj është forca e pandalshme për çlirimin e Shqipërisë nga regjimi kriminalo-autokatik që ka marrë peng vendin dhe fatet tuaja. Të rinj e të reja, studentë dhe profesionistë, pedagogë, artistë, intelektualë, mjekë infermierë dhe mësues, sipërmarrës të ndershëm dhe fermerë, pensionistë dhe të papunë, familjarë, prindër dhe bij e bija të shqiptarëve, mirësevini nesër në bashkimin popullor dhe qytetar në orën 19 në Tiranë”.


TË NGJASHME