HomePolitikë

Basha: Mirëpresim ndihmën e aleatëve perëndimorë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur edhe njëherë i prerë në qëndrimin e tij, ndërsa deklaroi sot nga Burreli se largimi i Edi Ramës si kryeministër nuk negociohet.

Duke iu referuar deklaratave të fundit për dialog, të grupit parlamentar CDU/CSU në parlamentin gjerman, Basha tha se mirëpret ndihmën e ndërkombëtarëve, ndërsa shprehu mirënjohjen e  tij.

Më tej, kreu i PD-së bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e ditës së nesërme, duke theksuar se “do të jetë sinjali më i qartë i madhështisë së forcës së popullit të bashkuar”.

Mirëpresim ndihmën bujare që na e shtrinë dora e aleatëve perëndimorë. Mirënjohje Gjermanisë dhe aleatëve të tjerë dhe SHBA që publikisht dhe jo publikisht nuk e lini vetëm popullin shqiptar në këtë betejë për jetë a vdekje. Largimi i Edi Ramës nuk negociohet. Beteja me të keqen duhet çuar deri në fund.

Kanë mbetur vetëm një grishu i vogël kriminelësh dhe horrash politikanë, në panik nga populli i bashkuar. E nesërmja do të jetë sinjali më i qartë i madhështisë së forcës së popullit të bashkuar, para një grushti njerëzisht në panik. Ju ftoj nga Vermoshi në Konispol, askush të mos mungojë, të derdhemi nesër në Tiranë, me vendosmëri për të çelur rrugën tonë të Shqipërisë si gjithë Europa”, u shpreh kreu i PD-së.


TË NGJASHME