HomeSociale

Basha në deklaratë: 85% e shqiptarëve refuzuan votimet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se rezultati i sotëm i votimeve ishte braktisje në masë e Edi Ramës. Ai hodhi akuza edhe ndaj KQZ-së.

“Sot shqiptarë braktisën në masë maskaradën e votimit një partiak të Edi Ramës. 85 për qind e votuesve të regjistruar refuzuan votimet e paligjshme moniste.

Edi Ramën sot e bojkotuan edhe socialistët, pasi për të sot votuan më pak se në vitin 2015 dhe 2017. Votimi i sotëm një partiak dhe nën kontroll të plotë njëpartiak ishte një ngjarje që nuk ndodhte askund në Europë, që nga koha e komunizmit.

Organizata e Rilindjes sot kandidonte vetë, votonte vetë, numëronte vetë dhe certifikonte vetë. Kjo është parodi tragjike e demokracisë, kushtetutës dhe shtetit të së drejtës.

Akoma më tragjik është fakti që edhe pse votimet ishin në çdo element të tyrin, njësoj sikur të ishin votime të brendshme të Partisë Socialiste, ato u karakterizuan nga manipulime masive, përfshi rezultate të paracaktuara, blerje votash, kërcënim për të marrë pjesë, përdorim të burimeve publike dhe administratës shtetërore, votime të shumëfishta nga i njëjti person mbushje kutish dhe shkelje të tjera të rënda.

Edhe pse votimet ishin në çdo element të tyre sikur të ishin votime të brendshme të PS-së, u shoqëruan me manipulime masive. Votime të shumëfishta nga i njëjti person dhe mbushje kutish.

KQZ kjo vegël e verbër e Edi Ramës shkeli çdo nen kushtetues. Rezultati i sotëm provon çdo akuzë që ne kemi bërë kundër Ramës

Ju jam mirënjohës që iu përgjigjët thirrjet time për të refuzuar dhunën”, theksoi Basha.


TË NGJASHME