HomePolitikë

Basha në Durrës: 5 kërkesat urgjente për Qeverinë

Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka qenë pranë familjeve në Durrës, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i fortë i së shtunës. 

“Banorët kanë nevojë për mbështetje dhe jo propagandë”- thekson Basha, duke renditur kerkesat qe kerkojne plotesim urgjent nga Qeveria.

Postimi i Bashës

Në Durrës me një nga shumë familjet e dëmtuara nga tërmeti. Banorët kanë nevojë për mbështetje dhe jo propagandë!
Kërkojmë urgjentisht:
• Të bëhet evidentimi dhe transparenca e dëmeve për çdo banesë dhe biznes.
• Të caktohet dhe shpallet publikisht fondi i posaçëm i buxhetit për riparimin e banesave të prekura.
• Të pezullohen pagesat e ujit dhe energjisë për familjet e dëmtuara, deri në stabilizimin e gjendjes.
• Pezullimin e taksës së pronës deri në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara.
• Mbështetje me kredi të buta për bizneset që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti.


TË NGJASHME