HomePolitikë

Basha në Durrës, qytetari i tregon i përlotur gjendjen e vështirë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ishte mbrëmjen e sotme në lagjen 4 në Durrës, ku ka parë nga afër gjendjen në të cilën ndodhen banorët, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Në një takim me banorët, këta të fundit thonë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë, ndërsa njëri prej tyre, i përlotur, tregon se kolonat e shtëpisë i janë dëmtuar dhe se fëmijët i ka dërguar në Tiranë, pasi po ndiqen nga një psikolog, pas traumës së përjetuar.

“Kanë plasur kolonat. Po tallen me ne. As ndihma asgjë. Fëmijët i kam te psikologjia në Tiranë. Gocën e kam në klasë të shtatë, çunin në klasë të tretë. Hajde shihe si është bërë andej. Unë jam me ilaçe zemre”, thotë qytetari.

Gjithashtu kreu i PD-së Lulzim Basha vazhdon të shohë e të takojë nga afër personat të cilët pësuan dëme të mëdha nga tërmeti me pasoja tragjik që goditi vendin.

I pranishëm në lagjen 4 në Durrës, Basha shkruan në facebook se gjendja është e rëndë dhe se banorët kanë nevoja urgjente, ndërsa i bën thirrje strukturave të emergjencës që të ndihmojnë mijëra familje, sipas tij, të braktisura.

78821341_2788119941239169_2737147726771781632_o

Postimi i plotë:

Pasdite në lagjen 4 në Durrës dhe në mbrëmje në Shkozet: shikoni vetë cfarë shkatërrimi. Banorët janë të lodhur, të tronditur, të paushqyer dhe të stresuar.

Nuk ka asnjë organizim, asnjë ndihmë asnjë orientim dhe askush nuk ka ardhur të na shohë – këto janë fjalët që më përsërisin në çdo takim.

Gjendja është e rëndë, nevojat e njerëzve janë URGJENTE. Ju bëj thirrje strukturave të emergjencës të vihen pa asnjë vonesë në lëvizje dhe të ndihmojnë mijëra familje të braktisura dhe të lëna në harresë. Koha nuk pret!

77015066_2788119201239243_3286769262802239488_o
78595689_2788119787905851_9042265476574478336_o
78582656_2788120107905819_7743106168104419328_o
78665745_2788120281239135_828308481965555712_o
78051296_2788120381239125_5076043382661316608_o
78847819_2788120564572440_2003052221482139648_o
78233019_2788120671239096_7370602142693851136_o
77108009_2788121011239062_5936962533398151168_o
78596142_2788121374572359_7649125617878695936_o
77416181_2788121527905677_3860897512856485888_o

TË NGJASHME