HomePolitikë

Basha në Elbasan, priten 5 deri 7 mijë protestues

Lulzim Basha ka nisur takime me banorët e qarkut të Elbasanit. Basha shoqërohet nga ish-deputetët Luçiano Boçi dhe Endri Hasa. Protestues të shumtë janë mbledhur në Rreth-rrotullimin e Brandasheshit.

Kryetarët e degëve të PD-së kanë bërë me dije se në protestë pritet të marrin pjesë 5 deri në 7 mijë vetë nga gjithë qarku Elbasan.

“Drejtuesit e degëve të PD janë shprehur se 5 deri në 7 mijë protestues do të jenë te Rreth-rrotullimi i Brandasheshit. Organizatorët thanë se me këtë protestë kombëtare i jepet një sinjal i fortë qeverisë së vendit për situatën në vend. Opozita e bashkuar mban qëndrimin e palëkundur se nuk do të ketë zgjedhje më datë 30 qershor”, tha gazetari Fatmir Popja.


TË NGJASHME