HomePolitikë

Basha në Fier: PD me platformë të qartë për …

lulzim-basha

Kreu i PD-së, Luzlim Basha, është ndalur sot në Fier, ku po zhvillon një bashkëbisedim me biznesin e vogël.

Basha tha se vendi po kalon në një periudhë të vështirë, ndërsa shtoi se PD ka një platformë të qartë për biznesin e vogël për ta “çliruar nga taksidarët”.

Vendi po kalon në një periudhë të vështirë. Nga kjo krizë nuk zgjidhet pa trajtuar faktorin numër një në ekonominë shqiptare, biznesin e  vogël. Mbi 80% e volumit dhe punësimit vjen nga biznesi i vogël.  Pa investimet e huaja, biznesi nuk mund të ketë të nesërme.

Nuk flasim dot për një investim të huaj, serioz perëndimorë, përveç shfaqjeve bajate, me mashtrime avionësh që duken e zhduken nga linja ariore e “Turkish airlines”, por lyer me bojën e Edi Ramës si “Air Albania” që ndonëse është një sajesë shumë e dyshimtë, papritur na ka gjetur edhe para për t’i vënë emrin stadiumit. Se ku i gjeti ato para…

Kjo qeveri, që nga dita e parë e deri të fundit ka të fundit ka vetëm fasadë. Për PD, në zemër ët vizionit tonë politik për nxjerrjen e vendit nga kriza është një biznes i çliruar nga taksat, i fuqizuar, i ripërtërirë. Ne kemi një platformë të qartë për biznesin e vogël, një pjesë prej tyre do të afektojnë pozitivisht edhe biznesin e madh”, u shpreh Basha.

 “Dua ta përsëris se masat tona për biznesin e vogël do të jenë këto:

Së pari, do të konsiderohet biznes i vogël çdo biznes me xhiro vjetore nën 14 milionë lekë të reja në vit. Që do të thotë nën 140 milionë të vjetra në vit të gjitha do të konsiderohen biznes i vogël dhe do të përjashtohen nga detyrimi absurd i TVSH.

Së dyti, eliminimi i të gjitha tarifave lokale dhe qendrore, kryesisht lokale dhe përqendrimi i tyre në një taksë të vetme prej 0.5% e xhiros vjetore. Një taksë 0.5% e xhiros vjetore për biznesin e vogël.

Së treti, ngjitja e pullës fiskale në hyrje të biznesit të vogël si mesazhi i ndalimit të pranisë së çdo inspektori tatimor dhe çdo lloj tatimori, për t’i dhënë fund terrorit nën të cilin gjendet sot i gjithë biznesi dhe sidomos i vogli.

Së katërti, masa që do të prekin edhe biznesin e vogël, edhe konsumatorin, edhe biznesin e madh, kanë të bëjnë me dy komoditete të mëdha që janë të ekonomisë; karburanti dhe energjia elektrike. Çmimi i energjisë elektrike sot për biznesin dhe për konsumatorin është më i larti në Ballkan. Çmimi i naftës sot është më i larti në Ballkan.

Prandaj hapi i parë do të jetë eliminimi i taksës “Rama” mbi karburantin, 240 lekë/litër që u shtuan në 2014 dhe 2015 dhe e ka bërë shqiptarin të paguajë naftë dhe benzinë më të shtrenjtin në rajon, si dhe prezantimi i fashës për biznesin e vogël dhe prodhues. Do të jetë një çmim favorizues për këto kategori.

Së pesti, ka të bëjë me xhiron, do të përkthehet në rritjen e fuqisë blerëse, vendosjen e rrogës minimale në nivelin e 300 euros”, u shpreh Basha.


TË NGJASHME