HomePolitikë

Basha në konferencë denoncon korrupsionin me rrugët

Lideri i PD Lulzim Basha në konferencën për media sot ka denoncuar atë që ai e quan grabitjen e parave publike.

“Hajduti nuk ka shkuar me pushime, para një muaji denoncova grabitjen e parave publike nga Rama dhe sot e them qartë se modeli që aplikon është tipiku i regjimeve të korruptuara në botë.

E merr dhe ia kthen pjesën që të ka dhënë tepër nga paratë e shqiptarev, fryje koston disa herë, jepja tenderin kliuentëve dhe ndaj paratë me klinetët, kjo shpjegon pse rrugët që ndërtohen kushtojnë disa herë më shumë se në evropë

Kjo shpegoj se ato që po bën Rama me koncesion e PPP ose me tender të drjetëpërdrejtë, në vendin më të varfërt të evropës kushtojnë shumëfishin e kostos së ndërtimit të të njëjtave rrugë në Gjermani apo vende të tjera në Evropën Perëndimore.

Ja pse 600 metër rrugë bulevardi Zogu I, nga Sheshi Skenderebej te ish stacioni i trenit do kushtojë 6 milionë euro, 4 mln euro do ndahen mes Ramës-Veliajt dhe kompanisë që ka marrë këtë shumë. Kompani është Fusha e Teatrit Kombëtar, apo e dinit?”

Sipas Bashës, “Ky korrupsion ka ndodhur në kushtet e kapjes totale të shtetit, ku gjithçka bëhet me qëllimin për ti shërbyer klientëve dhe interdave private të qeveritarëve.

Rasti më i fundit është vjedhja e biznesit me ligjin për krijimin e sistemit që i detyron bizneset të blejnë programe të reja kompjuterike nga klientët e Ramës, 140 mijë kasa në përdorim dhe secila do të zëvendësohet me program të ri që do të kushtojnë 250 euro për aparatura, mbi 14 mln euro në vit për dhjetë vjet, i bëni llogaritë vetë”.


TË NGJASHME