HomePolitikë

Basha në konferencën e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, ja pse

Në Dialogun me NIvel të Lartë të organizuar nga fondacioni “Konrad Adenauer” dhe Këshilli Ekonomik Gjerman në Berlin merr pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ndërsa të ftuar të veçantë do të jenë edhe Presidenti i Bundestagut gjerman, Dr Wolfgang Schäuble, Kryetarja e CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer dhe Komisioneri i BE për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore, Günther Oettinger.

Një ndër referuesit kryesore në këtë konferencë do të jetë Manfred Weber, kandidati i Partisë Popullore Evropianë për President të Komisionit Europian.

Në konferencën dy ditore janë angazhuar personalitete të larta të politikës, ekonomisë dhe diplomacisë gjermane.

“Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është një ndër kontribuuesit kryesor në panelin e veçantë për të diskutuar së bashku me anëtarë të grupit parlamentar CDU/CSU sfidat dhe mundësitë lidhur me procesin e integrimit te Shqipërisë ne BE si interesi më madhor i çdo qytetari shqiptar”, thotë PD në njoftim.

Sipas PD-së, në qendër të diskutimeve me personalitetet e larta nga politika dhe industria gjermane është edhe intensifikimi i bashkëpunimit politik dhe ekonomik me Gjermaninë dhe parashtrimi i planit të Partisë Demokratike për zhvillimin ekonomik të vendit e në veçanti thithja e investimeve gjermane, bazuar në programin ekonomik të hartuar me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer dhe ekspertëve ekonomikë të Unionit Kristian-Demokrat Gjerman CDU.


TË NGJASHME