HomeLajmi i Fundit

Basha në Lushnje: “Koha të rihapim portën europiane”

Kreydemokrati, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim elektoral në qytetin e Lushnjes, ku është pritur me shumë entuziazëm nga qytetarët.

Krahas dëgjesës ndaj problematikave të tyre Basha u shoreh se ky është rezultat i keqqeverisjes, por ai jep garancinë e plotë e pas 25 prillit çdo gjë do të ndryshojë.

PJESË NGA BASHKËBISEDIMI
Lulzim Basha: Si jeni?
Qytetari: Të mbaruar. Kemi mbaruar punë, populli nuk po ka bukë të hajë.
Lulzim Basha: E shoh padurimin kudo.
Qytetari: Bukë, bukë nuk po ha ky popull. Ne e kemi harruar fjalën punë fare. Kemi mbaruar punë fare, sa po e them para kamerave këtu, më gënjeu herën e parë turp të ketë, herën e dytë turp të ketë, po herën e tretë turp të kem po të votoj për atë.
Lulzim Basha: Të lumtë goja! Mbylljani derën të keqes. Janë vendimtare këto zgjedhje, vendimtare për familjen tuaj, për sipërmarrjen tuaj, për fëmijët e Lushnjës e të gjithë Shqipërisë. Pra të votojmë të gjithë bashkë për ndryshimin.

Qytetari: Na largoi me shokë me miq, na la vetëm.
Lulzim Basha: Më 25 Prill të gjithë bashkë për ndryshimin. Votoni numrin 9, Partinë Demokratike.
Në sheshin e qytetit, Basha foli para qytetarëve, duke i falënderuar për mbështetjen që po i japin. Kryedemokrati u shpreh se ndryshimi është në dorën e qytetarëve dhe padurimi për ta bërë realitet shihet në Lushnje dhe në çdo qytet të Shqipërisë.

Lulzim Basha: Mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj! Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra! Mirë se ju gjej rini lushnjare! Faleminderit për këtë pritje spektakolare! Jam i nderuar, por e di se mbi të gjitha kjo është shprehja e vullnetit tuaj, të qindra, mijëra familje lushnjare që 25 prilli të jetë dita e ndryshimit për të gjithë Lushnjën, për të gjithë Shqipërinë. Kudo në Shqipëri e ndiej këtë padurim, sot e dëgjova nga zërat e nënave lushnjare që takova në bulevard gjatë ecjes. Fjalët janë të thjeshta, burojnë nga zemra. Ato shprehin qartë se sa vendimtare janë zgjedhjet e 25 prillit për familjet, për fëmijët, për nënat dhe baballarët tanë. Zgjedhja e 25 prillit është fare e thjeshtë. 8 vite me radhë lushnjarët u varfëruan, çmimet janë rritur, vendet e punës janë mbyllur, rinia ka emigruar dhe përgjegjësi për këtë dështim vjen dhe edhe kërkon edhe katër vite të tjera. Dështim në ekonomi, dështim në shëndetësi, dështim në arsim, dështim në gjithçka. Edhe kjo që po ndodh me aeroportin nuk është gjë tjetër veçse dështimi i radhës së një njeriu që ka vënë interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari. Ndaj, di që padurimi për ta larguar është i madh, por prapë se prapë dua t’i referohem atyre nënave që takova, atyre zonjave që takova në bulevard, që ma thanë thjesht dhe qartë se ora po vjen, dita po vjen. Lushnjarët do të jenë bashkë dhe do të votojnë bashkë për ndryshimin. Mos harroni se ndryshimi është në dorën tuaj, është në votat e bashkimit tuaj që me 25 prill duhet të jetë shembullor dhe europian. Në dorën time dhe në dorën tonë është t’ju përfaqësojmë denjësisht. Në dorën tonë është të rihapim rrugën e Shqipërisë anëtare e Bashkimit Europian, e Shqipërisë me ekonomi që rritet, që prodhon vende pune, që siguron paga, që e mban rininë këtu afër familjeve tyre duke ju dhënë mundësinë të arsimohen, të punësohen duke risjellë gëzimin në vatrat tona, duke ,larguar stresin, varfërinë dhe papunësinë e këtyre 8 viteve. Ndaj e ndiej dhe e kuptoj se ndryshimi për të gjithë ju këtu dhe shumë e shumë të tjerë për shumicën dërrmuese të shqiptarëve, tashmë ka ardhur në zemrat tuaj. Le ta bëjmë realitet me 25 prill votoni Partinë Demokratike për ndryshim. Të gjithë bashkë për ndryshim Lushnja fiton, Shqipëria fiton
Fitore!


TË NGJASHME