HomePolitikë

Basha: Ne po punojmë për daljen nga kriza

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha la zhvilluar sot një takim me disa punonjës të një fasonerie në zonën e Kombinat.

Përmes një postimi në “Facebook”, Basha tha se kryeministri Edi Rama provon çdo lojë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi në menaxhimin e pandemisë dhe nga kriza ekonomike, që shqiptarët po e vuajnë çdo ditë.

Basha tha se PD nuk luan lojë politike, por po punon çdo ditë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku është zhytur.

Postimi i Bashës

Edi Rama po provon çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi i tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë dhe nga kriza ekonomike, që shqiptarët po e vuajnë çdo ditë dhe që po zbraz xhepat e tyre.

Sot gjatë bisedës që zhvillova me punonjës të një fasonerie në zonën e Kombinati, folëm për planin se si të dalim nga kjo krizë e thellë dhe të shpëtojmë ekonominë dhe shëndetin e njerëzve. Ne nuk luajmë lojëra politike, ne po punojmë çdo ditë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka zhytur RAMAVIRUSI.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME