HomeSociale

Basha: Nëse zgjedhjet bëhen nesër PS do të ketë një katastrofë elektorale

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për menaxhimin e situatës së krijuar nga koronavirusi në vend.

Basha theksoi se qeveria duhet të ndihmojë financiarisht familjet shqiptare si dhe të ndiqet strategjia e testimeve masive.

Ndër të tjera, gjatë një interviste televizive, Basha tha se nëse zgjedhjet do të ishin nesër, për shkak të Edi Ramës, PS do të kishte disfatën më të rëndë të këtyre 30 viteve.

 “Kjo qeveri prej kohësh ka humbur legjitimitetin, sepse ka ardhur nga një proces i manipuluar zgjedhor Nesër, nëse do të kishte zgjedhje, do të kishte disfatën më të thellë që ka pësuar ndonjë parti politike në 30 vite në Shqipëri. E gjithë strategjia e Edi Ramës në këto vite është bazuar në shiblerjen e votës dhe nuk ka gjë më mirë që e tregon këtë sesa tërheqja me turp nga padia që bënë me tam-tame ndaj gazetës Bild, e cila ekspozoi se si ka ardhur në pushtet Edi Rama. Gjithë shqiptarët kanë dëgjuar kriminelë duke folur me politikanët për blerje të votës. Nuk ka asnjë shans. Në qoftë se zgjedhjet bëhen nesër apo të dielën e ardhshme është e qartë se Partia Socialiste do të ketë një katastrofë elektorale të paprecedentë në 30 vite dhe të merituar do të thoja, për shkak të Edi Ramës, për shkak të mosmbajtjes së premtimeve, për shkak të kaosit dhe kolapsit ekonomik ku e ka futur vendin, edhe para pandemisë, për shkak të keqmenaxhimit të gjithçkaje, edhe të tërmetit. Por kjo nuk është tema sot. Një qeveri ka për detyrë t’i vijë në ndihmë njerëzve, detyrë në të cilën kjo qeveri ka dështuar në mënyrën më spektakolare, por këtë dështim e paguajnë qytetarët”,-tha Basha.


TË NGJASHME