HomePolitikë

Basha: Nesër do të godasim tiraninë e krimit

Kryetari i PD, Lulzim Basha, u shpreh nga Kamza se nesër do të shundet tirania e krimit në pushtet.

“Nesër më 11 maj rinia dhe shqiptarët e lirë do të godasin tiraninë e krimit në pushtet. Ne jemi të bindur se Shqipëria një ditë do të bëhet pa Edi Ramën kryeministër. Pa shkuar në burg ata që vodhën zgjedhjet, nuk ka hapje negociatash.”, deklaroi ai.

“Zgjedhje pa PD nuk ka dhe nuk ka për të pasur. Të gjithë të rinjtë më datë 11 maj, nesër do të jenë në sheshin Dëshmorët e Kombit. Rinia është me ne, kundër krimit, korrupsionit në vendin tonë. Sot rinia po ikën jashtë Shqipërisë për fat të keq si në vitin 1991. Edhe unë ika më 1990, por erdha të bëj këtu Shqipërinë europiane. Dhe Shqipëria europiane do të bëhet kur të ikë Rilindja e krimit. Më 11 maj të shkundim këtë qeveri kriminale. Kjo qeveri ka mbyllur bizneset, ka falimentuar fermerët, ka shkatërruar universitetet. Nesër luftoni për një Shqipëri europiane.” -tha Basha.


TË NGJASHME