Aktualitet Lajme Politikë

Basha nga Kruja: Prioriteti i opozitës është rinia

lulzim-basha

“Rrugëtimi për Shqipërinë” i Partisë Demokratike ka zbarkuar këtë mbrëmje në qytetin e Krujës. I pranishëm në takim është edhe kreu i PD, Lulzim Basha, i tha se prioritet i opozitës është arsimimi dhe punësimi i të rinjve.

Basha tha se rinia shqiptare nuk ka më përse të drejtojë sytë vetëm nga emigrimi. Ai shtoi se duhet shporrur “kalçeto” në pushtet e të sillet shpresa.

Kruja është sot ndoshta qyteti më i goditur nga emigracioni. E vetmja rrugë që kjo qeveri ika treguar rinisë është emigracioni. Duke e vrarë shpresën, qeveria ka detyruar të gjithë që të ikin në emigracion.  Nuk ka përse rinia krutane të ikë. Krutanët nuk kanë pse të zgjedhin krimin dhe as emigracionin, por dinjitetin e tyre në Krujën e kombit shqiptar.

Për këtë duhet të largojmë atë kalçeton, kryeministrin që ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura. Ta largojmë menjëherë kalçeton dhe të krijojmë të ardhmen e mbarë këtu në Krujë, në Shijak, në Fushë-Krujë e në mbarë Shqipërinë. E afërt do jetë dita kur ndryshimi do të vijë.”, tha Basha.

Gjatë fjalës së tij para të rinjve, Basha deklaroi se nuk mund t’iu premtojë atyre Universitet në Krujë, por do mundësojë financim për të gjithë ata që nuk kanë kushte ekonomike për të përballuar tarifat e shkollimit.

Më tej, kreu i PD u shpreh se në programin e tij parashikohet që në fund të shkollës 10 mijë studentët më të mirë të marrin 1 vit stazh të paguar nga shteti.

“Deputetët e ardhshëm do të zgjidhen vetëm pas një konsultimi publik. E rëndësishme është që atë që kemi shkruar ta bëjmë realitet, pasi problemi në Shqipëri është se ligjet janë të mira, por nuk zbatohen kurrë. Po të zbatohen rregullat, zgjedhjet do të ishin bërë të lira. Ne propozojmë garë, konkurrencë, kushte të mira, barazi. Gjithkush do të ketë mundësi të ndërtojë jetën e tij më mirë në vendin e vet. Duhet të bëjmë dy gjëra, e para të sigurojmë që rinia të dalë nga cikli arsimor e përgatitur për t’u futur në tregun e punës, dhe e dyta duhet t’iu krijojmë treg pune.

1000-1200-2000 euro do ta bëjmë paga minimale në Shqipëri, por për të shkuar këtu duhet të përgatisim rininë. Nuk jam në gjendje të premtoj Universitetin e Krujës, por programi ynë parashikon financim të mundshëm, në mënyrë që asnjë krutan apo krutane të mos mbetet pa arsimin e lartë, për shkak se nuk kanë mundësi ekonomike. Në fund të shkollës, 10 mijë më të mirët do të marrim 1 vit stazh të paguar nga shteti dhe do synojmë të kapim deri në 90% punësim të të gjithë studentëve. Për ne prioritet numër një është arsimi i rinisë dhe punësimi i tyre”, deklaroi Basha.

Lulzim Basha nënvizoi se Rama sot ka lënë në baltë artin e kulturën e se kur PD të jetë në qeverisje do të shtojë vëmendjen ndaj artistëve.

“PD si një parti e djathtë konservatore do që të zgjedhurit të jenë sa më pranë. Duhet ndarë Fushë Krujë nga Kruja. Duhet ndarë, për të pasur mundësi që të jemi më pranë qytetarëve shqiptarë. Edi Rama ka shkatërruar artin e kulturën, duke pasur shumë pak investime për këto fusha. Po ashtu, arti duhet t’i shkojë artistëve e jo oligarkëve. Arti e kultura do kenë mbështetje kur ne të vijmë në qeveri”, deklaroi Basha.

Related posts

Plagosja e punëtorit në kantier, arrestohet 46-vjeçari

Klaudia gotanews

Braktisja e fëmijëve të mitur dhe dhunimi, çfarë tregojnë shifrat

Xhensila Gotanews

6 shenjat e çuditshme që tregojnë se keni inteligjencë të lartë

Mila
Na Kontaktoni!