HomePolitikë

Basha ngre zërin dhe i bën thirrje Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me banorët e Sukthit i bëri thirrje kryeministri Edi Rama që 150 milionët e oligarkëve t’ia kalojë njerëzve të prekur nga tërmeti.T?

Basha thotë se kjo nuk bëhet sepse e keqja është tek korrupsioni dhe në këtë mënyrë kryeministri del dhe kërkon para nëpër Europë.

“Mbaroi show televiziv një muaj nga mëngjesi deri në darkë në ekrane dhe tani ju kanë lënë në mëshirë të fatit. E del e lyp para në Europë. Nuk të jep njeri para nëse ti nuk fut dorën në xhepin tënd. Ke para aty ke 150 milionë dollarë të oligarkëve. Hiqja oligarkëve dhe jepja njerëzve kaq e thjeshtë është. Nuk ka vullnet sepse e keqja është tek korrupsioni”.


TË NGJASHME