HomePolitikë

Basha: Nuk bëhet fjalë për listat e hapura por për heqjen e koalicioneve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulizm Basha tha se marrëveshja e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore është prishur nga mazhoranca, pasi sipas tij, Rama është i interesuar për hapjen e listave zgjedhore por për heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

“Këtu nuk bëhet fjalë për listat e hapura por për heqjen e koalicioneve. Opozita në parlament është përdorur nga Edi Rama si mish për top. Njerëz që u blenë me para të thata me leje ndërtimi me premtime për ti nxjerrë njerëz nga burgu. Ata nuk përfaqësojnë më asgjë. Malli i blerë nga Rama apo siç e quajnë Ballaopozita dolën kundër interesave të tyre kur kërkuan heqjen e koalicioneve pasi ata janë të vetmit që i interesojnë koalicionet. Edi Rama është i tmerruar nga listat e hapura. Kur ne e shkruam apo sistemin mazhoritar, nuk patën asnjë përgjigje dhe dolën kundër listave të hapura. Problemi në shqipëri nuk është sistemi. Problemi është bashkëpunimi mes krimit dhe politikës.

Nëse Rama do kishte interes për Lista të Hapura nuk do e linte për një pazar fund- korriku, kur OSBE e ka hedhur poshtë 2 ditë më parë si shkelje flagrante ndaj zgjedhjeve të lira e të ndershme. Shqipëria s’mund të jetë peng i Ramës.

Marrëveshja e 5 qershorit është e qartë. Nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit. Jo sepse nuk deshëm ne, por sepse Rama donte depolitizim.  Vetëm një budalla mund të besojë që Kodi Zgjedhor ka nevojë për konsensus, për ndryshimet kushtetuese nuk duhet konsensus. A ka budalla që e njeh këtë. Për Lista të Hapura s’ka nevojë ër ndryshime kushtetuese. Por ai do të heqë koalicionet parazgjedhore.”, tha Basha.

Basha kujtoi deklaratat e ndërkombëtarëve, të cilët kanë thënë se nuk mund të bëhen ndryshime një vit para zgjedhjeve, duke thënë se e vetmja rrugë për të ecur përpara është dhënia fund e maskaradës së Ramës.

“Rama nuk ka thënë asnjë fjalë për maniouliin zgjedhor të 2016-2017, as nuk është disntacuar ndaj atyre që u kapën duke vjedhur vota, përkundrazi e ka promovuar dhe vazhdon t’iu shërbejë atyre. Gjëja e parë që kërkoj nga cdo qytetar është të refuzojë dhe përbuzë këtë lojë, që iu trajton ju si rraketake. Nëse Rama ka vendosur të bëjë ndryshime të tjera, është i detyruar të kthehet në diskutimet e Këshillit Politik.

E vetmja gjë në të cilën ne jemi investuar është ta sjellim rrotacionin me sa më pak kosto për vendin. Dua të them sot cdo qytetari që unë personalisht, PD dhe opozita e bashkuar, jemi të vendosur dhe përkushtuar të bëjmë gjithcka për miratimin dhe zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit, ku pika 2 qartësisht përjashton mundësinë e ndryshimit të njëanshëm të sistemit zgjedhor. Sot me thirrjet e komisionerit për zgjerim, dje me mesazhet e qarta të ambasadores së SHBA, para disa ditësh me mesazhet e ardhura me mesazhet e PE dhe me rekomandimin e qartë të OSBE kundër cdo ndryshimi një vit para zgjedhjeve, është e qartë se e vetmja mënyrë për të ecur përpara është dhënia e fund e kësaj maskarade”, deklaroi Basha.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME