HomePolitikë

Basha nxjerr videon me skandalin e koncesionit

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale atë që është cilësuar si skandali me koncesionin e rrugëve.

“Rama vjedh parate e shqiptareve per te bere gjoja rruge. 1 km rruge, 10 here me shtrenjte se ne Europe e bote”- thekson kryedemokrati Basha në videomesazhin e shpërndarë në faqen e tij në FB.

Postimi i Bashës

Në vend të ndërtimit të infrastukturës, të rrugëve, të porteve, të linjave të energjisë Edi Rama po vjedh paratë e shqiptarëve gjoja për të bërë rrugë.

Në vendin më të varfër të Europës një kilometër rrugë kushton dhjetë herë më shtrenjtë se në vendet më të pasura të botës, më shtrenjtë se në Amerikë, Gjermani apo Zvicër.

Sepse këto janë projekte për të vjedhur. #HajdutiPsiqik #RamaIk


TË NGJASHME