HomeSociale

Basha tregon një kusht të ri për zgjidhjen e krizës politike

Kreu i PD-së, Lulzim Basha theksoi edhe një herë se nuk do të ketë marrëveshje me pazare për zgjidhjen e krizës, por mbi parime.

Parim të parë, Basha tha se është çuarja para drejtësisë e atyre që kanë blerë vota.

BashaKjo krizë politike do të mbyllet jo mbi pazare por mbi parime. Dhe parimi i parë është çuarja para drejtësisë dhe burgut të atyre që u vodhën votën shqiptarëve. Ndërkohë që në një vend evropian ky njeri do të kishte shkuara përpara Prokurorisë, e gjithë qeveria do ishte dorëhequr, ai marshon drejt grushtit të shtetit, drejt ërocesit kriminal drejt votimeve pa opozitë, drejt votimeve me karta identiteti të falsifikuara dhe skaduara, me KQZ të paligjshme.

Ne nuk bëjmë asnjë hap pas nuk ka zgjedhje më 30 qershor. Aleanca qytetare është në këmbë. Beteja vazhdon në çdo qytet e fshat. Demokracia kundra narkoshtetit. 30 qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës dhe Rilindjes së krimit.

Këto mesazhe të qarta dhe të prera duhet t’i bëjmë sonte të qarta për këto që nuk i di. Nuk do të ketë më në Shqipëri zgjedhje me Edi Ramën, pa dënuar hajdutët e votave.


TË NGJASHME