Aktualitet Lajme Politikë

Basha: PD dhe opozita mbështesin ngritjen e SPAK

Basha

Opozita mbështet totalisht ngritjen e SPAK-ut një orë e më parë ka deklaruar kreu i opozitës Lulzim Basha.

Në një intervistë televizive, kreu demokrat foli institucionin e Reformës në Drejtësi që parashikon të hetojë korrupsionin në nivelet e larta administrative dhe qeveritare. Basha tha se opozita ka qenë në një qëndrim me SHBA sa i përket mbështetjes për ngritjen e SPAK pasi sipas tij është garancia e vetme që i jep fund pandëshkueshmërisë. Basha shtoi se lajmet se opozita është kundër ngritjes së SPAK janë propagandë qeveritare.

Dua të gjej rastin këtu, meqë jemi në këtë bashkëbisedim të shpërndaj çdo dilemë të mbjellë nga propaganda qeveritare që, Partia Demokratike dhe opozita mbështesin totalisht ngritjen një orë e më parë të SPAK-ut dhe mbështetjen e SPAK-ut në të gjitha burimet njerëzore dhe financiare. Dhe për këtë kemi insistuar edhe me partnerët tanë strategjikë të SHBA-ve sepse kjo është garancia e vetme për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të hetuar korrupsionin në nivele të larta, që është hapi i parë për barazinë para ligjit. Pa patur këtë themel, barazinë para ligjit, ta harrojmë se do të na hapen dyert e Europës. Nuk hapen dyert e Europës për një vend që nuk ka sundimin e ligjit, por ku sundohet me ferman. Sot Shqipëria sundohet me fermanin e kryeministrit fuqiplotë, fuqi të cilat nuk ia jep Kushtetuta, nuk ia jep ligji, pra nuk ia japin qytetarët shqiptarë, por me fuqi që i ka marrë, i ka grabitur pikërisht me ndihmën e atyre që duhet të jenë të parët para drejtësisë, krimit të organizuar dhe bandave kriminale” tha Basha

Pyetjes nëse opozita ofron shpresë Basha iu përgjigj “Opozita është gjithçka. Opozita është forcë, opozita është revoltë, opozita është denoncim, opozita është vizion, opozita është program, është alternativë

I ftuar në emisionin “Perballje” të Lutfi Dervishit Basha tha se Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar po bëjnë një betejë pa të cilën nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

“Por Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar po bëjnë një betejë pa të cilën nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Beteja për t’i garantuar qytetarëve që të mos përsëritet më ajo që dëgjoi e gjithë bota në 2017-ën në Durrës, në Elbasan, në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë apo ajo që ndodhi në Dibër dhe i parapriu kësaj”, tha Basha.

Related posts

Pas suksesit të ‘Nuk e di’, Era vjen me surpriza të reja

Xhensila Gotanews

Operacioni ‘Brezi i gjelbër’, jepet vendimi për të arrestuarit (Emrat)

Xhensila Gotanews

Sulmoi turistët spanjollë, ç’ndodhi në seancën për Kokëdhimën

Mila
Na Kontaktoni!