HomePolitikë

Basha reagon pas apelit të CDU/CSU

Kreu i PD-së, Lulzim Basha reagoi sot në lidhje me deklaratën e deputetëve gjermanë të CDU-CSU-së për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

Basha shprehet se mirëpret angazhimin e Gjermanisë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

“Mirënjohje Gjermanisë mike dhe mbështetëse të Shqipërisë, për vëmendjen dhe shqetësimin ndaj problemeve që kanë penguar integrimin europian, si mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lidhjet e politikës me krimin, mungesa e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit.

Në emër të PD dhe të Opozitës së Bashkuar konfirmoj gatishmërinë tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mirëpres angazhimin e Gjermanisë mike për zgjidhjen e kësaj krize dhe hapjen e rrugës europiane të Shqipërisë”, shprehet Basha.


TË NGJASHME