HomePolitikë

Basha reagon pas Rezolutës së PPE për Shqipërinë

lulzim-basha-ne-PPE

Kryetari i PD-se, Lulzim Basha, duke reaguar pas rezolutes me 10 pika te miratuar sot nga Kongresi i Partise Popullore Europiane per vendin tone, thekson se “Kriza sa vjen dhe thellohet, zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e lira”. 

Me nje shenim ne faqen e tij ne FB, Basha i shpreh mirenjohje Partisë Popullore Europiane për vëmendjen e veçantë ndaj Shqipërisë.

“Mirenjohje per përkrahjen për integrimin e vendit në BE dhe mesazhin se rruga e Shqipërisë drejt Europës kalon nga zgjidhja e krizës me zgjedhje të lira dhe të ndershme. PD dhe Opozita e Bashkuar është e përgatitur dhe e vendosur të permbushim çdo detyrim tonin duke nisur me propozimet për reformën zgjedhore dhe miratimin e tyre, për ti hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”- shkruan Basha, duke postuar edhe Rezoluten e plote


TË NGJASHME