HomePolitikë

Basha reagon pas vendimit të BSH dhe i bën ftesë Qeverisë

Pas vendimit të marrë nga Banka e Shqipërisë për pezullimin e pagesës së kredive, ka reaguar me një mesazh kryedemokrati Lulzim Basha.

Kjo masë e marrë ka qënë një nga masat e propozuar vetëm një ditë me parë nga PD-ja.

Me një postim në llogarinë e tij në Twitter, Basha ka përshdendetur vendimin e BSH, ndërkohë që i ka bërë ftesë qeverisë, të mos ketë asnjë komples por të zbatojë propozimet e bëra nga PD, pasi në një situatë të tillë, koha nuk pret.

Reagimi i Bashës

Përshëndes Bankën e Shqipërisë për vendimin e pezullimit të pagesës së kredive, që është një nga masat e propozuara nga PD. Është e domosdoshme në këtë situatë të jemi pranë qytetarëve, operatorëve ekonomikë e sidomos biznesit të vogël!

Situata emergjente kërkon masa emergjente! Ftoj qeverinë që në këtë kohë krize të mos ketë asnjë kompleks të zbatimit të masave ekonomike dhe sociale të propozuara nga PD por të veprojë pa humbur kohë dhe të adoptojë këto masa për hir të të gjithë shqiptarëve. Koha nuk pret!



TË NGJASHME