HomePolitikë

Basha reagon për mbajtjen në qeli të 3 banorëve të Unazës së Re

Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi për mbajtjen prapa hekurave të tre personave nga zona e Unazës së Re në Tiranë, duke nënvizuar se ata janë mbajtur në burg me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, me hajdutë në qeveri dhe njerëz të pafajshëm në burg, nuk mund të ketë integrim në Evropë.

Reagimi i plotë i Bashës:

Me urdhër të Edi Ramës, gjyqtari Arben Micko dhe prokurori Bledar Maksuti mbajtën sot në arrest Skender Dodën, Gramoz Shehun dhe Ilias Katiraj. Tre baballarë mbahen në burg sepse mbrojnë shtëpitë e fëmijëve nga Hajduti Psiqik, Damian Lala dhe Taulant Yaris Bego që duan të vjedhin 40 milionë euro te Unaza e Re.

Sot Edi Rama duhej të ishte në burg për veprën kriminale të pastrimit të parave dhe ndërhyrjes me para të pista në fushatën e Presidentit Obama. Damian Lala dhe Taulant Yaris Bega duhet të ishin në qeli, bashkë me Sajmir Tahirin për aferat e tyre hajdutërore dhe bashkëpunim me narkotrafikantët.

Me hajdutë në qeveri dhe njerëz të pafajshëm në burg, nuk ka Europë, as zhvillim, as drejtësi. Vetëm largimi i kësaj bande hap rrugën drejt normalitetit dhe mirëqenies.

Sot në ora 18:00 të bashkohemi në protestë në krah të banorëve të dhunuar te Unaza e Re, kundër hajdutërisë dhe padrejtësisë. #ShqipëriaSiEuropa #RamaIk #HajdutiPsiqik


TË NGJASHME