HomePolitikë

Basha sërish thirrje: Boll më me Shqipërinë që duan ata

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka bërë sërish thirrje shqiptarëve për t’ju bashkuar protestës së sotme të opozitës. Ai ka publikuar një video ku thuhet se 500 mijë shqiptarë jetojnë sot si azilkërkues, rrugëve të Europës ndërsa 450 mijë të tjerë janë të papunë.

‘2 miliardë euro janë harxhuar për 14 koncesione korruptive. Boll më me Shqipërinë që duan ata! Është koha për Shqipërinë e gjithë shqiptarëve’, thuhet në videon e publikuar nga Basha.

‘Të gjithë bashkë sonte në orën 20:00, si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa’, ka shkruar Basha.


TË NGJASHME