HomePolitikë

Basha shkon në Devoll

Sot në Devoll shkon kryetari i PD, Lulzim Basha.

Ka vijuar edhe sot tensioni në Bashkinë e Devollit, pas konstituimit të Këshillit Bashkiak dhe betimit të kryebashkiakut të ri.

Para bashkisë ka pasur tensione dhe qytetarët kanë tentuar të hyjnë brenda institucionit, ndërsa aty ka qenë i pranishëm edhe vetë kreu i demokratëve, Lulzim Basha.

Menjëherë pas fjalimit të Bashës, me dhjetëra mbështetës të PD kanë kërkuar të hyjnë në bashki, por kryedemokrati ka tërhequr protestuesit, duke u larguar nga kjo bashki.

“Shumica e inkriminuar 6 perqind që ka zaptuar sot dhunshem bashkine e Devollit,i ka ditet e numeruara.

PD opozita e bashkuar jemi me krah te qytetareve te Devollit dhe qytetareve anembane vendit,per ta shporrur kete pakice kriminale nga bashkia e Devollit dhe nga Shqiperia.

Sado te kete investuar Rama per kapjen e drejtesise,zgjidhja e krizes politike nuk do ti jape aminsti nga i pari tek i fundit per shkelesit e ligjit”, ka thënë Basha.


TË NGJASHME